14 vjeç e 191 ditë, ky është podiumi më i ri në histori të Lojërave Olimpike - Gazeta Express
string(75) "14-vjec-e-191-dite-ky-eshte-podiumi-me-i-ri-ne-histori-te-lojerave-olimpike"

Sporte tjera

Gazeta Express

26/07/2021 19:36

14 vjeç e 191 ditë, ky është podiumi më i ri në histori të Lojërave Olimpike

Sporte tjera

Gazeta Express

26/07/2021 19:36

Si 13-vjeçare, japonezja Momiji Nishiya shkroi histori sot duke e fituar medaljen e artë olimpike në skateboard të rrugës në Lojërat Olimpike të Tokyos.

Nishiya përfundoi në podium me dy vajza tjera të reja në moshë. Rayssa Leal nga Brazili, gjithashtu 13-vjeçare e fitoi medaljen e argjendtë dhe japonezja Funa Nakayama, 16-vjeçare fitoi të bronztën.

Me një mesatare prej 14 vite dhe 191 ditë, ky bëhet podiumi më i ri në histori të Lojërave Olimpike, transmeton Gazeta Express.

Kampionia më e re në histori të Lojërave Olimpike është Marjorie Gestrin që fitoi titullin olimpik në Lojërat e Berlinit në vitin 1936 në moshën 13 vjeçare e 267 ditë, vetëm 63 ditë më e re se Nishiua.

Si 13-vjeçare e 203 ditë, Leal do të ishte bërë kampionia më e re olimpike në histori nëse do ta kisht fituar medaljen e artë, por ajo duhet të kënaqet vetëm me të argjendtën. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement