Daley: Ndihem jashtëzakonisht krenar të them se jam gei dhe kampion olimpik - Gazeta Express
string(74) "daley-ndihem-jashtezakonisht-krenar-te-them-se-jam-gei-dhe-kampion-olimpik"

Sporte tjera

Gazeta Express

26/07/2021 18:44

Daley: Ndihem jashtëzakonisht krenar të them se jam gei dhe kampion olimpik

Sporte tjera

Gazeta Express

26/07/2021 18:44

Zhytësit britanikë, Tom Daley dhe Matty Lee treguan performanca fantastike dhe fituan medaljen e artë olimpike në disciplinën zhytje e sinkronizuar në kërcim nga 10 metra.

Pas triumfit të madh në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, Tom Daley tha se ndjehet jashtëzakonisht krenar që është gei dhe kampion olimpik.

“Ndjehem jashtëzakonisht krenar të them se jam gei dhe kampion olimpik.  Dhe ndjehem shumë i fuqishëm sepse kur isha më i ri mendoja se nuk do të arrija asgjë për shkak se kush isha” – u shpreh Daley.

Britania e Madhe momentalisht ka shtatë medalje gjithsej, tri të arta, tri të argjendta dhe një të bronztë, teksa renditet në pozitën e pestë në vendet pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

/Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement