Akil Gjakova mposhtet në çerekfinale, por mbetet ende në garë për medalje olimpike - Gazeta Express
string(81) "akil-gjakova-mposhtet-ne-cerekfinale-por-mbetet-ende-ne-gare-per-medalje-olimpike"

Sporte tjera

Gazeta Express

26/07/2021 7:40

Akil Gjakova mposhtet në çerekfinale, por mbetet ende në garë për medalje olimpike

Sporte tjera

Gazeta Express

26/07/2021 7:40

Akil Gjakova është mundur në çerekfinale të kategorisë deri në 73 kilogramë në Lojërat Olimpike, “Tokyo 2020”.

Ai u mund nga xhudisti nga Mongolia, Tsogtbaatar Tsend-Ochir në vazhdime, pasi katër minutat e rregullt nuk prodhuan një fitues.

Megjithatë, Akili mbetet në garë për medaljen e bronztë. Ai në raundin e parë të repesazhit do të përballet me xhudistin nga Azerbajxhani, Rustam Orujov.

Akili triumfoi në raundin e tretë ndaj xhudistit suedez, Tommy Macias, duke u kualifikuar në çerekfinale, shkruan Gazeta Express.

Ai në raundin e dytë pati punë me xhudistin zviceran, Nils Stump, të cilin e mposhti me IPPON, duke u kualifikuar tutje.

Në raundin e parë, Akili fitoi me IPPON pas 16 sekondave ndaj xhudistit nga Jemeni, Ahmed Ayash.

Kujtojmë se në të njëjtën kohë po garon edhe motra e Akilit, Nora Gjakova. Ajo është kualifikuar në gjysmëfinale në kategorinë deri në 57 kilogramë. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement