Kapet kokainë në vlerë rreth 30 mijë euro në Prizren - Gazeta Express
string(52) "kapet-kokaine-ne-vlere-rreth-30-mije-euro-ne-prizren"

Lajme

Gazeta Express

23/04/2026 10:45

Kapet kokainë në vlerë rreth 30 mijë euro në Prizren

Lajme

Gazeta Express

23/04/2026 10:45

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pas një hetimi disa mujor, janë kontrolluar një shtëpi dhe dy lokale që shfrytëzoheshin nga dy të dyshuar për paketim, shitje dhe shpërndarje të substancave narkotike të llojit kokainë.

Gjatë kontrollit, policia bën të ditur se janë gjetur dhe sekuestruar: një motoçikletë, dy telefona mobilë, një çelës me dy hallka, para të gatshme në vlerë rreth 45 euro, 13 qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë rreth 336.92 gram, dy qese të zbrazëta me mbetje të së njëjtës substancë, një kavanoz me kokainë me peshë rreth 115.15 gram, dy foli, një palë gërshërë, një thikë, dy kartëmonedha nga 200 euro, një peshore digjitale, një pistoletë me një karikator të zbrazët, një pistoletë me pjesë të çmontuara pa karikator, si dhe një shishe qelqi me substancë të lëngshme të dyshuar si tretës.

Sipas njoftimit, vlera e përgjithshme e substancave narkotike arrin rreth 30 mijë euro.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Prizren 22.04.2026, 18:00. Lidhur me rastin pas një hetimi disa mujor me vendim të gjyqtarit janë kontrolluar një shtëpi dhe dy lokale të cilat shfrytëzoheshin nga dy të dyshuarit meshkuj kosovarë për paketim shitje dhe shpërndarje të substancave narkotike të llojit kokainë. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: një motoçikletë, dy telefona mobil, një qelës me dy hallka, kartëmonedha në vlerë rreth 45 euro, 13 qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë rreth 336.92 gram, dy qese të zbrazëta me mbetje të substancës narkotike të llojit kokainë, një kavanoz e mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë rreth 115.15 gram, dy foli, një palë gërshërë, një thikë, dy kartëmonedha 2×200, një peshore digjitale, një pistoletë me një karikator të zbrazët, një pistoletë me pjesë të çmontuara pa karikator, dhe një shishe qelqi me substancë të lëngshme të dyshuar për tretës. Vlera monetare e substancave narkotike sipas raportimit arrin në vlerë rreth 30 mijë euro. Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. 

Advertisement
Advertisement
Advertisement