Akil Gjakova po tregon paraqitje fantastike në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” në kategorinë deri në 73 kilogramë.
Akili triumfoi në raundin e tretë ndaj xhudistit suedez, Tommy Macias, duke u kualifikuar në çerekfinale, shkruan Gazeta Express
Ai në raundin e dytë pati punë me xhudistin zviceran, Nils Stump, të cilin e mposhti me IPPON, duke u kualifikuar tutje.
Në raundin e parë, Akili fitoi me IPPON pas 16 sekondave ndaj xhudistit nga Jemeni, Ahmed Ayash.
Kujtojmë se në të njëjtën kohë po garon edhe motra e Akilit, Nora Gjakova. Ajo është kualifikuar në çerekfinale në kategorinë deri në 57 kilogramë. /Gazeta Express/