Akil Gjakova ka arritur me sukses ta kalojë edhe raundin e dytë në kategorinë deri në 73 kilogramë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.
Ai në raundin e dytë pati punë me xhudistin zviceran, Nils Stump, të cilin e mposhti me IPPON, duke u kualifikuar në raundin e tretë.
Aty, ai do të përballet me xhudistin suedez, Tommy Macias, shkruan Gazeta Express.
Në raundin e parë, Akili fitoi me IPPON pas 16 sekondave ndaj xhudistit nga Jemeni, Ahmed Ayash.
Kujtojmë se në të njëjtën kohë po garon edhe motra e Akilit, Nora Gjakova. Ajo në raundin e dytë do të përballet me xhudisten holandeze, Sanne Verhagen. /Gazeta Express/