Motoçiklisti Hugo Millan ka vdekur sot në moshën 14-vjeçare pas një aksidenti tragjik gjatë një gare në MOTO3.
Adoleshenti po garonte në European Talent Cup kur u rrëzua nga motoçikleta e tij 13 rrathë pa përfunduar gara, raporton Gazeta Express.
Millan mori tretman të menjëhershëm mjekësor në pistë, para se të dërgohej në spitalin e Zaragozës me helikopter.
Por mjekët nuk ishin në gjendje t’ia shpëtonin jetën atij. Ai vdiq tragjikisht nga plagët e marra në aksident.

Në një reagim në rrjetet sociale, ekipi i tij Cradle of Champions shkroi: “Ne do të të mbajmë në mend gjithmonë për buzëqeshjen tënde, për zemrën e madhe dhe profesionalizmin. Pusho në paqe, Hugo!”
“Me keqardhje ju njoftojm se Hugo Millan na ka lënë. Ti gjithmonë do të jesh në zemrat tona dhe ne do të të mbajmë në mend gjithmonë kështu, duke buzëqeshur”, shkruhet në njoftimin e ekipit të tij.
Millan vlerësohej si talent i madh, njëri prej motoçiklistëve të rinj më premtues të Spanjës.
Para garës në MotorLand Aragon të dielën, ai ishte i dyti në renditjen e European Talent Cup me 86 pikë.
Pas vdekjes së tij, pjesë e mbetur e garës së sotme është pezulluar./Gazeta Express/
We are deeply saddened to report that Hugo Millán succumbed to his injuries after a crash in the HETC race.
— FIM CEV Repsol (@CEVMotorcycle) July 25, 2021
We send all our love and support to his family, team and loved ones.
We will miss you Hugo. pic.twitter.com/IuSlkdCzxJ