Deputetja në parlamentin e Kroacisë jep informacione për T7 për aksidentin tragjik - Gazeta Express
string(82) "deputetja-ne-parlamentin-e-kroacise-jep-informacione-per-t7-per-aksidentin-tragjik"

Deputetja në parlamentin e Kroacisë jep informacione për T7 për aksidentin tragjik

Lajme

Gazeta Express

25/07/2021 13:29

Deputetja kosovare në parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj-Përlaskaj, ka reaguar pas aksidentit tragjik që ndodhi sot në Brod të Kroacisë, ku mbeten të vdekur 10 persona kurse u lënduan 45 të tjerë, raporton Gazeta Express

Ajo në një lidhje direkte në T7 ka thënë se rreth 15 të mitur dhe 15 persona të moshës madhore janë të lënduar si pasojë e këtij aksidenti.

Lexo Edhe:

Lekaj-Përlaskaj ka thënë se të gjithë pasagjerët janë dërguar në spital për trajtim dhe se në vendin e ngjarjes nuk ka më udhëtarë.

Ajo është shprehur se pasagjerët po marrin gjithë ndihmën e nevojshme për shtetin kroat.

“Ka të lënduar rreth 30 persona. Supozohet se 15 janë të mitur, tjerët të moshës madhore. Gjithë personat janë dërguar në spital për trajtim. Në vendin e ngjarjes nuk ka më udhëtarë. Unë ju shprehi ngushëllime familjarëve, kurse të sëmurëve ju dëshiroj shërim të shpejtë. Para gjysmë ore bisedova me kryeministrin e Kroacisë i cili do të jetë në vendngjarje. Ata janë duke e dhënë maksimumin. Falenderoj shtetin kroat që po i ndihmon personat që kanë pësuar nga kjo tragjedi”, ka thënë ai.