Sportistes ruse i bie të fikët nga moti i nxehtë në Lojërat Olimpike - Gazeta Express
string(68) "sportistes-ruse-i-bie-te-fiket-nga-moti-i-nxehte-ne-lojerat-olimpike"

Sporte tjera

Gazeta Express

23/07/2021 23:25

Sportistes ruse i bie të fikët nga moti i nxehtë në Lojërat Olimpike

Sporte tjera

Gazeta Express

23/07/2021 23:25

Një shigjetare ruse është alivanosur për shkak të nxehtësisë së madhe gjatë garave kualifikuese dhe ndryshimit të motit nga Rusia në Tokio.

Svetlana Gomboeva, 23-vjeçare u alivanos derisa shikonte pikët e saj. Asaj iu kthyen ndjenjat dhe u largua me barelë.

Para disa ditëve, ekspertët thane se moti në Tokio mund të jetë kërcënim i madh për garuesit, transmeton Gazeta Express.

Agjencia Japoneze e Mjedisit ka lëshuar alarme për goditje të nxehtësisë, duke paralajmëruar publikun të mos ushtrojë jashtë.

Me temperatura rreth 33 gradë celsius në ditën e parë të garimeve, atletët patën sfida me hidratimin dhe qëndrimin të freskët, ndërsa stafi mbështetës u grumbullua në zona me hije. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement