Prishtina Football Fest, ka një falënderim për të bërë - Gazeta Express
string(53) "prishtina-football-fest-ka-nje-falenderim-per-te-bere"

Prishtina Football Fest, ka një falënderim për të bërë

Gazeta Express

12/07/2021 23:41

Prishtina Football Fest ka përfunduar mbrëmë me finalen Angli-Italia që përfundoi në të mirë të Italisë. Italia fitoi me anë të penalltive me rezultat 3-2.

Mbrëmë në sheshin e Prishtinës kishte një event të madh ku njerëzit e kanë shikuar ndeshjen në ekranin e madh. E pas kësaj ngjarje Prishtina Football Fest ka lëshuar një komunikatë. /GazetaExpress/

Lexo Edhe:

Më poshtë komunikata e plotë:

FALEMINDERIT PRISHTINË

Të dashur miq,

Organizimit tonë i erdhi fundi. Me nivel të lartë të përkushtimit dhe hixhienës e sigurisë, ia dolëm ta mbanim këtë event edhe në kushte pandemie.

Emocione të papërshkrueshme, atmosferë feste e brohorimat ishin karakteristika të Prishtina Football Fest, dhe kjo nuk do të ishte e mundur pa bashkëpunimin tuaj, duke treguar kulturë të lartë e duke e begatuar atmosferën e Prishtina Football Fest.

Ju jemi jashtëzakonisht mirënjohës që keni zgjedhur t’i ndani emocionet e EURO 2020 me ne, dhe urojmë të jemi prapë bashkë në organizime të tjera.

Ju falënderojmë shumë çdo pjesëmarrësi, shikuesi dhe krejt Prishtinës për kohën që zgjodhët ta kaloni me Prishtina Football Fest. Një falënderim të veçantë për të gjithë sponsorët, përkrahësit, partnerët dhe natyrisht për stafin që ka bërë një punë të jashtëzakonshme për ta bërë të mundur organizimin unik dhe pa asnje problem.

Përzemërsisht,

KD Events & Communications – Prishtina Football Fest.