Berisha publikon një foto me Sami Lushtakun: Më vjen keq që se kam pyetur Doarsën për këtë takim - Gazeta Express
string(95) "berisha-publikon-nje-foto-me-sami-lushtakun-me-vjen-keq-qe-se-kam-pyetur-doarsen-per-kete-takim"

Berisha publikon një foto me Sami Lushtakun: Më vjen keq që se kam pyetur Doarsën për këtë takim

Lajme

Gazeta Express

22/06/2021 13:16

Gazetari Ridvan Berisha ka publikuar sot një fotografi në profilin e tij në Facebook me zyrtarin e PDK-së, Sami Lushtakun, raporton Gazeta Express.

Ai ka thënë se ky nuk ishte një takim rasti, e se kanë diskutuar për Partinë Demokratike të Kosovës, pasi që ky subjekt ka shpallur zgjedhjet e brendshme.

Lexo Edhe:

Berisha ka ironizuar duke thënë se “më vjen keq që nuk e ka pyetur për këtë takim deputeten e Listës “GUXO”, Doarsa Xhelilin”.

“Takim rasti? Po natyrisht qe jo. Me bollëk lajme për PDK e nesërme!

Me vjen keq nga deputetja me vokacion autokratik Doarsa Xhelili qe nuk e kam pyet për këtë takim, i kërkoj ndjese ?!”, tha ai.

Gazetari është përfshirë në debatin që ka nisur Mentor Shala me deputeten në fjalë./GazetaExpress/