Në NBA ishte mbrëmja e skuadrave udhëtuese. Los Angeles Clippers dhe Atalanta Hawks surprizuan dy skuadrat që mbyllën sezonin e rregullt në vendin e parë në Konferencat e Perëndimit dhe të Lindjes, respektivisht Utah Jazz dhe Philadelphia 76-ers që me disfatat e pësuara janë vetëm një ndeshje larg eliminimit nga faza play-off.
Në Salt Lake City, Los Angeles Lakers triumfoi me rezultatin 119-111 përballë Utah Jazz duke marrë kryesimin e serisë me shifrat 3-2.
Meritat për këtë sukses të jashtëzakonshëm të skuadrës kaliforniane shkojnë të gjitha për Paul Goerge autor i një paraqitjeje spektakolare. 37 pikë 16 rebound dhe 5 asiste koleksionoi në total ylli i Clippers me skuadrën nga Los Angelesi që nuk e ndjeu aspak mungesën e liderit të ekipit Kawhi Leonard dhe atë të spanjollit Serge Ibaka, pasi në këtë duel spikati edhe dyshja Markus Morris-Raggie Jackson me 47 pikë të realizuara sëbashku.
Për Utah më i miri mbi parket ishte kroati Bojan Bogdanovic me 32 pikë i ndjekur nga Donovan Mithcell me 21 pikë dhe Rudy Gobert me 17 pikë. Tashmë Utah Jazz nuk ka rrugë tjetër veçse të fitojë sfidën e 6-të të serisë që do të zhvillohet në Staples Center për të mbetur në lojë për kualifikimin.
Falë një periode të 4-t mbresëlënëse Atlanta Hawks përmbysi disavantazhin e 18 pikëve, duke marrë një fitore të madhe me shifrat 109-106 përballë Philadelphia 76ers brenda Wells Fargo Center, rezultat ky që i jep mundësinë skuadrës nga Georgia të kryesojë 3-2 serinë ndaj 76ers,me Atlantën që tashmë është vetëm një ndeshje larg kualifikimit në finalen e Konferencës së Lindjes.
Me 39 pikë dhe 7 asiste Trae Young ishte ai që udhëhoqi Haëks drejt kësaj përmbysjeje të çmendur ndërkohë që te Philadelphia 37 pikët e kamerunasit Joel Embiid rezultuan të pamjaftueshme për të evituar një humbje që mund të rezultojë deçizive për kualifikimin
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...