Deputetët e zgjedhur të PD, Mark Marku dh Agron Gjekmarkaj nuk kanë votuar në zgjedhjet për kryetarin e ardhshëm të demokratëve.
Raportohet se dy deputetët dhe pedagogët shkuan me vonesë në selinë e PD, pas orarit zyrtar 19:00.
Ata nuk mundën të votojnë pasi procesi ishte mbyllur tashmë.
Nuk dihet nese kjo është strategji i Bashës për ta bërë sa më të besueshëm proçesin, se as njerëzit e tij më të afërt në PD nuk mund të votojnë jashtë orarit, pas akuzave të shumta të eksponentëve të lartë të PD, të cilët nuk kanë gjetur emrin në listat e votuesve dhe kanë shkuar në shtëpi pa ushtruar të drejtën e votës.
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...