Avokati jep shpjegimin e tij pse Basha i preu kokën ''mbretit të zi Berisha'' - Gazeta Express
string(73) "avokati-jep-shpjegimin-e-tij-pse-basha-i-preu-koken-mbretit-te-zi-berisha"

Shqiperi

Gazeta Express

13/06/2021 18:12

Avokati jep shpjegimin e tij pse Basha i preu kokën ”mbretit të zi Berisha”

Shqiperi

Gazeta Express

13/06/2021 18:12

Avokati Altin Goxhaj ka qenë i ftuar këtë të diel në studion e Fax News për të folur për zgjedhjet që po zhvillohen ditën e sotme për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike.

Avokati Goxhaj e sulmoi Bashën, teksa u shpreh që “edhe taksisti që më solli sot më tha Basha është një spiun i sjellë në Shqipëri për të mbajtur në pushtet PS-në”.

Lexo Edhe:

“Sot nuk ka pasur zgjedhje. Sot ka pasur një farsë elektorale që është më e shëmtuar se ajo që ka ndodhur në 25 prill. Akoma më e shëmtuar se të gjitha zgjedhjet në Shqipëri. Sot ndodh farsa më e nevëritshme se të gjitha zgjedhjet që ka parë Shqipëria në 30 vite. Kandidati që do vjedhë karrigen e kryetarit, është diskretituar si tradhëtari. Personi që shiti zgjedhjet te Rama. Dhe taksisti që po vija sot, ishte i bindur te teza jonë që ai është një spiun i sjellë në Shqipëri për të shkatërruar PD dhe për të mbajtur në pushtet PS-në”, tha Goxhaj.

Altin Goxhaj kishte sjellë në studio një kuti shahu. Duke bërë deklaratën e fortë që zgjedhjet brenda PD-së janë farsa më e madhe në këto 30 vite në vendin tonë, avokati bëri deklaratën e papritur që mbreti i zi të cilin hëngri Basha ditën e djeshme ne tortën e ditëlindjes ishte Sali berisha.

“Kam këtu një fushë shahu. Dua të improvizoj diccka, rreth 24 orë pasi Basha kishte një tortë për ditëlindje me fushë shahu dhe hëngri mbretin e zi. Unë mendoj se këto zgjedhje sot janë një farsë e një loje shahu e trukuar nga palët për të na trukuar ne të tjerëve që shohim lojën.

Unë jam këtu për t’ja bërë të qartë publikut. Sipas të gjithave rregullave të lopjës së shahut fillon i bardhi. Kështu fillon ccdo lojë shahu. Unëe jam te të zinjtë. Qëllimi im është të ha ty mbretin. Dhe për të ngrënë ty mbretin unë bëj të gjitha lëvizjet e mundshme. A ka mundësi njeri të më shpjegojë perse unë filloj duke ngrënë mbretin e zi. Dje Luli me thikë në dorë hëngri mbretin e zi, Berishën. E filloi lojën duke mbyllur lojën”, theksoi Goxhaj.