Aktorja: Nuk e gjeta emrin në listë, e djathta e ka ndarë mendjen që do mbetet në opozitë - Gazeta Express
string(87) "aktorja-nuk-e-gjeta-emrin-ne-liste-e-djathta-e-ka-ndare-mendjen-qe-do-mbetet-ne-opozite"

Shqiperi

Gazeta Express

13/06/2021 18:51

Aktorja: Nuk e gjeta emrin në listë, e djathta e ka ndarë mendjen që do mbetet në opozitë

Shqiperi

Gazeta Express

13/06/2021 18:51

Denoncimet e anëtarëve të PD-së për mosgjetjen e emrit në listat e votuesve për zgjedhjen e kryetarit të ri, po shtohen gjithnjë e më shumë. Një rast i tilë është dhe ai i aktores Bruna Borova.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, aktorja Borova tregon se kur ka shkuar sot të votonte, nuk e ka gjetur emrin në listë dhe këtë e cilëson si një turp.

Lexo Edhe:

Ajo tregon dhe bisedën që ka zhvilluar me një mik që e ka hasur në rrugë kur po shkonte në mitingun përmbyllës të PD-së dhe sipas saj, ajo që i ka thënë ai u vërtetua sot.

Sipas aktores Borova, e djathta e ka ndarë mendjen për të mbetur në opozitës derisa të vdesin këta që e drejtojnë.

Postimi i plotë:

Ku po shkon ? Me pyeti nje miku im qe e takova rastesisht nje dite para zgjedhjeve.
Ne mitingun permbylles te PD i thashe , gjithe krenari e bindur ne fitoren.
Hahahaha…me qeshi ne fytyre…akoma me partite ti ? Te dija me te mencur. Te gjithe hajna jane. Te djathtet vjedhin me te djathten, te majtet me te majten, ndersa LSI ja ka mare doren , vjedh me te dyja…Ju te ndershmeve as qe ju kane ne refene vec si sherbetore ju duan.
Sot e vertetova kete kur vajta te votoja per kryetarin dhe ne bllokun e bakallit emri im nuk ishte.
TURP.
Gjithsesi e djathta e ka ndare mendjen…derisa te vdesin keta qe drejtojne, ne opozite do mbetet.