Mashtrimet me "Call Center" në Kosovë: Ngrihen 700 mijë euro në bankë, sekuestrohen 1 milion e 700 mijë 'cash' dhe 9 vetura - Gazeta Express
string(117) "mashtrimet-me-call-center-ne-kosove-ngrihen-700-mije-euro-ne-banke-sekuestrohen-1-milion-e-700-mije-cash-dhe-9-vetura"

Mashtrimet me “Call Center” në Kosovë: Ngrihen 700 mijë euro në bankë, sekuestrohen 1 milion e 700 mijë ‘cash’ dhe 9 vetura

Lajme

Gazeta Express

11/06/2021 15:48

Prokuroria Speciale ka njoftuar se e kanë shënjestruar edhe një rast të ri. Rasti i shënjestruar lidhet me mashtrimet me “call center”, raporton Express.

Në rastin e shënjestruar si “thirrjet” janë të përfshirë 24 persona. Ata dyshohen për veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, lidhur me veprën penale “Mashtrimi”.

Lexo Edhe:

“Gjithashtu, nga shënjestrimi i këtij rasti janë ngrirë rreth shtatëqindmijë (700.000) euro, si dhe janë sekuestruar njëmilioneshtatëqindmijë (1.700.000) euro kesh dhe nëntë (9) vetura”, thuhet në njoftimin e prokurorisë./Express

Njoftimi i plotë:

Prishtinë, 11 qershor 2021 – Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka mbajtur sot takimin e radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shënjestrimin e Krimeve të Rënda ku kanë shënjestruar një (1) rast të ri të koduar si “Thirrjet”.

Prokuroria Speciale njofton se në rastin e shënjestruar si “Thirrjet”, ku janë të përfshirë njëzetekatër  (24) persona për veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 277 lidhur me veprën penale “Mashtrimi” nga neni 323 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Gjithashtu, nga shënjestrimi i këtij rasti janë ngrirë rreth shtatëqindmijë (700.000) euro, si dhe janë sekuestruar njëmilioneshtatëqindmijë (1.700.000) euro kesh dhe nëntë (9) vetura.