Mohohet gjithçka, s’ka marrëveshje e as diskutime me PSG-në për Hakimin - Gazeta Express
string(69) "mohohet-gjithcka-ska-marreveshje-e-as-diskutime-me-psg-ne-per-hakimin"

Mohohet gjithçka, s’ka marrëveshje e as diskutime me PSG-në për Hakimin

Futboll

Gazeta Express

09/06/2021 21:48

Achraf Hakimi është shumë i lumtur në Inter.

Këto janë fjalët e agjentit të mbrojtësit të djathtë, që këtë verë është cak i klubeve si Chelsea dhe Paris Saint Germain.

Lexo Edhe:

“Nuk ka negociata me PSG-në, nuk ka asgjë në këtë moment. Nuk kemi marrëveshje me klub francez, as personale as asgjë. Ai është i lumtur në Inter”, tha agjenti i Hakimit.

Hakimi kaloi në Inter verën e kaluar nga Reali për 45 milionë euro, derisa vlera e tij tani sillet rreth 65 milionë.

Interi është i detyruar të shesë shkaku i situatës ekonomike që ka shkaktuar pandemia dhe Achraf është njëri prej të sakrifikuarve që pritet të largohet gjatë verës.

Ai ka bërë 45 paraqitje në sezonin e parë në Itali, ka shënuar 7 gola dhe ka dhuruar 11 asiste. /Gazeta Express/