Nora Gjakova do ta kërkojë medaljen e Botërorit përmes meçit ndaj garueses serbe - Gazeta Express
string(80) "nora-gjakova-do-ta-kerkoje-medaljen-e-boterorit-permes-mecit-ndaj-garueses-serbe"

Sporte tjera

Moral Pozhegu

08/06/2021 15:23

Nora Gjakova do ta kërkojë medaljen e Botërorit përmes meçit ndaj garueses serbe

Sporte tjera

Moral Pozhegu

08/06/2021 15:23

Garuesja kosovare mund ta fitojë medaljen e parë në një Kampionat Botëror. Ajo do ta kërkojë këtë përmes meçit të repesazhit ndaj serbes Marica Perisic. Nora fatkeqësisht u mposht në gjysmëfinale dhe e lëshoi mundësinë për të luftuar për titull të kampiones botërore

Nora Gjakova është shumë afër që ta fitojë medaljen e parë personale në një Kampionat Botëror. Garuesja kosovare do ta zhvillojë meçin e repesazhit në kërkim të medaljes së bronztë pasi u mposht në gjysmëfinale nga kanadezja Jessica Klimkait, duke iu shuar kështu shpresa për të luftuar për medalje të artë ose të argjendtë.

Lexo Edhe:

E tash, Nora do ta kërkojë medaljen e bronztë përmes garës kundër serbes Marica Perisic. Paraprakisht, Nora e kaloi rundin e parë pa luftë në kategorinë deri në 57 kilogramë. Në rrethin e dytë, ajo e eliminoi polaken Julia Kowalczyk, shkruan Gazeta Express. E në të tretin ishte më e mirë se holandezja Sanne Verhagen për të shkuar në gjysmëfinale.

Aty, ajo ishte më e suksesshme se rusja Anastassia Konkina. Por, fatkeqësisht u ndal në gjysmëfinale nga kanadezja Jessica Klimkait. Shpresojmë që Gjakova ta fitojë meçin për medalje ndaj serbes pasi do të ishte një gëzim i dyfishtë. Ajo ka motiv të dyfishtë, sigurisht… /Gazeta Express/