Faza finale e play-off në NBA nisi me surpriza. Miami Heat, Dallas Mavericks dhe Portland Trail Blazzers shtangën kundërshtarët e tyre respektivë duke triumfuar në tranfertë ndërkohë që përmbushi parashikimet Brooklyn Nets.
Skuadra nju-jorkeze fitoi sfidën e parë ndaj Boston Celtics me rezultatin 104-93. Pjesa e parë ishte në favor të 16-herë kampionëve të NBA të cilët shkuan në pushim në avantazhin e 6 pikëve, ndërkohë që në fraksionin e dytë Brooklyn tregoi të gjithë supermacinë e saj duke fituar me rezultatin final 104-93 për ta çuar serinë në 1-0.
Kevin Durant dhe Kyrie Irving ishin dy heronjtë e Brooklyn në këtë sfidë pasi koleksionuan respektivisht 32 dhe 29 pikë ndërkohë që Durant spikati edhe me 12 rebound. Nikola Jokic nuk mjaftoi për Denver Nuggets të cilët u mposhtën në shtëpi nga Portland Trail Blazers me shifrat e thella 109-123. 34 pikë dhe 16 rikuperime poshtë tabelës koleksionoi basketbollisti serb në Ball Arena por në fund buzëqeshi Damian Lillard.
Ylli i Portland me 34 pikë, 2 rebound dhe 13 asiste bëri diferencën në këtë sfidë, duke udhëhequr skuadrën nga Oregoni drejt një fitoreje fantastike që mund t’i japë një bonus të madh për kalimin e fazës çerekfinale në Konferencën e Perëndimit.
Me rezultat surprizues u mbyll edhe sfida tjetër në Perëndim mes Los Angeles Clippers dhe Dallas Mavericks. Në Staples Center festoi skuadra teksane që ia doli të mposhte kalifornianët me rezultatin 113-103. Luka Doncic ishte thjeshtë monstruoz në këtë duel teksa koleksionoi një tjetër triple-double, duke arritur shifrat e dyfishta në çdo aspekt të lojës.
31 pikë 10 rebound dhe 11 asiste regjistroi në total ylli slloven i Dallas ndërkohë që te Clippers më i miri mbi parket ishte Kaëhi Leonard me 26 pikë 10 rebound dhe 5 asiste. Edhe sfida e dytë mes këtyre dy skuadrave do të luhet në Staples Center me Clippers që e kanë të ndaluar të gabojnë sërish.
Ndeshja më e rivalizuar e mbrëmjes u luajt në Fiserv Forum në Milwaukee në praninë e 9 mijë e 107 spektatorëve me Bucks që u mposhtën nga nënkampionët e edicionit të kaluar Miami Heat me rezultatin e ngushtë 107-109 pas kohës shtesë, pasi 4 periodat e lojës u mbyllën në barazim 99-99. 53 pikët e dyshes Chris Middelton-Giannis Antetokounmpo ishin të pamjaftueshme për Bucks ndërkohë që te Miami spikati slloveni Goran Dragic me 25 pikë.
Reisebüro Prishtina vazhdon të ofrojë fluturime të rregullta drejt destinacioneve kryesore evropiane. Fluturimet në linjën Dortmund – Prishtinë, si...