Arrestohet një grua në Pejë, dyshohet se ia vodhi mbi 175 mijë dollarë në sef të shtëpisë mërgimtarit - Gazeta Express
string(100) "arrestohet-nje-grua-ne-peje-dyshohet-se-ia-vodhi-mbi-175-mije-dollare-ne-sef-te-shtepise-mergimtarit"

Lajme

Gazeta Express

21/04/2026 15:12

Arrestohet një grua në Pejë, dyshohet se ia vodhi mbi 175 mijë dollarë në sef të shtëpisë mërgimtarit

Lajme

Gazeta Express

21/04/2026 15:12

Një grua është arrestuar sot në Pejë nën dyshimin për vjedhje të rëndë, e cila ndodhi në janar të këtij viti.

Një person me banim të përkohshëm në SHBA kishte raportuar në polici se në shtëpinë e tij në rrugën “Ndue Pёrlleshi” nё Pejё në sef ka lёnё njё shumё tё hollash prej 176,900 dollarë amerikanë  dhe 3750 euro, tё cilat i janë vjedhur.

Policia sot tha se pas “një pune intensive” sot kanё arritur ta arrestojnё tё dyshuarën, e cila dyshohet se ka vjedhur shumёn e tё hollave tё lartcekura.

Pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё prokurorit tё shtetit, e dyshuara ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё.

Advertisement
Advertisement
Advertisement