RIRS, metoda kirurgjikale bashkëkohore në trajtimin e gurëve në veshka - Gazeta Express
string(69) "rirs-metoda-kirurgjikale-bashkekohore-ne-trajtimin-e-gureve-ne-veshka"

RIRS, metoda kirurgjikale bashkëkohore në trajtimin e gurëve në veshka

Shneta

Gazeta Express

23/05/2021 8:07

RIRS (Retrgrad Intrarenal Surgery) është metoda kirurgjikale bashkëkohore në trajtimin e gurëve në veshka. RIRS konsiston në përparimin me anë të një ureterorenoskopi fleksibël përgjatë kanalit urinar deri te gurët në veshka dhe trajtimin e tyre me anë të lazerit Holmium. Me këtë metodë, gurët në veshka copëtohen në grimca të vogla, të cilat mund të dalin lirshëm nëpërmjet kanaleve urinare.

Kjo metodë mund të kryhet jo vetëm te të rriturit, por edhe te fëmijët mbi 2 vjeç. RIRS aplikohet lehtësisht edhe në rastet e anomalive renale, raste në të cilat llojet e tjera të operacioneve kanë vështirësi. Rreziku për gjakrrjedhje gjatë dhe pas operacionit është shumë i vogël.

Lexo Edhe:

Ndër llojet e ndryshme të ndërhyrjeve për kalkulat renale, RIRS është metoda me më pak komplikacione dhe në të njëjtën kohë më e lehtë për pacientin. RIRS mundëson që pacientët të mobilizohen që ditën e operacionit dhe të dalin nga spitali ditën tjetër. Duke qenë operacion i mbyllur që nuk ka prerje, RIRS është superior edhe nga ana kozmetike. RIRS është metodë minimal invazive bashkëkohore për trajtimin e gurëve në veshka.

Më poshtë po ju  tregojmë pamjet e nderhyrjes RIRS të kryer para 3 ditësh në spitalin Amerikan në Kosovë nga Urologu Dr. Ajet Xhafa dhe ekipa e sallës.

Për më shumë informacion, kontaktoni në inbox ose në numrat e telefonit 038 221 661 ose 049 513 513.

Spitali Amerikan, Përqafoje Jetën!

#spitaliamerikan #perqafojejeten

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

https://www.facebook.com/SpitaliAmerikanKosove/ – Facebook

https://www.instagram.com/spitaliamerikanprishtine/?hl=en – Instagram
llhttps://ks.spitaliamerikan.com/ – Web