Osmani ngushëllon për vdekjen e Hafiz Gagicës: Ishte zë i fuqishëm i angazhimit qytetar e kombëtar - Gazeta Express
string(97) "osmani-ngushellon-per-vdekjen-e-hafiz-gagices-ishte-ze-i-fuqishem-i-angazhimit-qytetar-e-kombetar"

Lajme

Gazeta Express

27/05/2026 12:49

Osmani ngushëllon për vdekjen e Hafiz Gagicës: Ishte zë i fuqishëm i angazhimit qytetar e kombëtar

Lajme

Gazeta Express

27/05/2026 12:49

Ish-presidentja Vjosa Osmani ka ngushëlluar për vdekjen e veprimtarit të çështjes kombëtare në mërgim, Hafiz Gagica.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Hafiz Gagicës, veprimtarit të palodhur të çështjes kombëtare shqiptare, aktivistit të pashoq të mërgatës shqiptare në Gjermani dhe kryetarit shumëvjeçar të LDK-së, Dega në Gjermani e koordinator i degëve të saj në mërgatë”, shkroi Osmani.

Ajo tha se Gagica do të kujtohet gjithmonë për përkushtimin, urtësinë dhe kontributin e tij të çmuar në shërbim të çështjes kombëtare dhe të mërgatës sonë në Gjermani.

“Në kohë të vështira për vendin, Hafiz Gagica ishte zë i fuqishëm i angazhimit qytetar e kombëtar, duke lënë gjurmë të pashlyeshme te të gjithë ata që e njohën dhe bashkëpunuan me të. Vdekja e tij e parakohshme ka pikëlluar të gjithë ata që e njohën e patën mundësi të bashkëpunonin me të. Në personalitetin e tij, bashkëpunëtorët e tij kanë gjetur gjithmonë njeriun e matur, i cili nuk kursehej për asgjë. Ai la boshllëk të thellë në familje, në shoqëri dhe në të gjithë atdheun, për të cilin kontribuoi tërë jetën”.

Osmani kujtoi se presidente e vendit, “kam pasur nderin që t’ia njoh këto merita, për të cilat, më 30.03.2026 e kam dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave”.

“Në këto çaste dhimbjeje, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Gagica, miqve, bashkëveprimtarëve dhe të gjithë shqiptarëve. Qoftë i përhershëm kujtimi për të! I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”, ka shkruar ajo.

Advertisement
Advertisement
Advertisement