Kombëtarja e Kosovës në volejboll rikthehet sot në Kosovë, pas debutimit në kualifikimet për Evropian - Gazeta Express
string(100) "kombetarja-e-kosoves-ne-volejboll-rikthehet-sot-ne-kosove-pas-debutimit-ne-kualifikimet-per-evropian"

Kombëtarja e Kosovës në volejboll rikthehet sot në Kosovë, pas debutimit në kualifikimet për Evropian

Sporte tjera

Gazeta Express

16/05/2021 9:19

Kombëtarja e Kosovës në volejboll në konkurrencën e femrave sot do të mbërrijë në Kosovë, pas aventurës në kualifikimet për CevEuroVolley 2021.

Kombëtarja sot rreth orës 12:00 arrin në aeroportin “Adem Jashari”, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Nga gjashtë ndeshjet e zhvilluara, Kosova nuk arriti asnjë fitore, teksa fitoi një set, të parin në kualifikime për Kampionat Evropian, ndaj Malit të Zi.

Kosova në këto kualifikime ishte në grup me Malin e Zi, Sllovakinë dhe Finlandën.

Të martën, Federata e Volejbollit e Kosovës ka njoftuar se do të mbajë konferencë për media për të bërë rikapitullim të debutimit të Kombëtares së Kosovës në volejboll (vajzat), në CEV EuroVolley 2021.
/Gazeta Express/