Sipas fjalëve të presidentit Donald Trump SHBA do ta heqin bllokadën ndaj porteve iraniane vetëm nëse arrihet një marrëveshje me Iranin.
Bllokada “po e shkatërron plotësisht Iranin”, shkroi Donald Trump në rrjetet online. “Ata po humbasin 500 milionë dollarë në ditë, një shumë që është e papërballueshme edhe për një kohë të shkurtër”, shtoi ai. Bllokada do të hiqet vetëm kur Teherani të ketë pranuarnjë “marrëveshje” për përfundimin e luftës.
Qarkullimi detar në Ngushticën e Hormuzit, e cila është shumë e rëndësishme për tregtinë botërore, është ndalur sërish, pasi si Teherani ashtu dhe Uashingtoni kanë vendosur bllokada.
Jo zgjatjes së armëpushimit
Armëpushimi dyjavor, gjatë të cilit, me ndërmjetësimin e Pakistanit, pritej të negociohej një zgjidhje e përhershme paqësore përfundon të mërkurën (22.04).
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se e konsideron shumë të pamundur zgjatjen e armëpushimit me Iranin, nëse nuk arrihet një marrëveshje para përfundimit të tij.
Ministrat e Jashtëm të BE-së diskutojnë për luftën me Iranin
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të mblidhen të martën (21.04) paradite në Luksemburg për të diskutuar mbi luftën me Iranin dhe situatën në Ukrainë.
Spanja ka njoftuar gjithashtu se në këtë takim do të rikthejë në debat ndërprerjen e marrëveshjes së asociimit të BE-së me Izraelin, duke e akuzuar atë për shkelje të së drejtës ndërkombëtare./DW/