Hisen Berisha: Kam qenë dëshmitar kur delegacioni i SHIK’ut është takuar me Ibrahim Rugovën - Gazeta Express
string(89) "hisen-berisha-kam-qene-deshmitar-kur-delegacioni-i-shikut-eshte-takuar-me-ibrahim-rugoven"

Hisen Berisha: Kam qenë dëshmitar kur delegacioni i SHIK’ut është takuar me Ibrahim Rugovën

Lajme

Gazeta Express

13/05/2021 0:15

Anëtari i PDK’së, Hisen Berisha, ka folur për Shërbimin Informativ të Kosovës – SHIK dhe relacionet e këtij shërbimi me qeveritë e pasluftës, shkruan Express.

Berisha tha se ka qenë dëshmitar kur një delegacion i SHIK’ut është futur në zyrën e presidentit Ibrahim Rugova në Velani.

Lexo Edhe:

“Unë jam dëshmitar i daljes nga zyra e Rugovës në Velani dhe më thonë futu qitu dhe kur hynë brenda, hynë pa emër — SHIK’u”, është shprehur Berisha.

“Kjo ka ndodhur pak para vdekjes së Rugovës, në vitin 2005”, ka thënë Berisha.

 “Unë kam dalur nga zyra e Rugovës, shkallëve teposhtë, sigurimi më thanë futu këtu në një zyrë sepse po futet një delegacion… kur shoh (SHIK’u)”, ka thënë Berisha.

“Janë futur brenda në zyre të Rugovës, unë kam qenë prezent aty”.

Tutje, Berisha i bindur tha se SHIK’u ka funksionuar zyrtarisht dhe legalisht. Ai tha se SHIK’u i ka shërbyer Kosovës dhe qeverive të saj në koordinnim me Amerikën.

“Zyrtarisht dhe legalisht i kanë pasur zyret përballë Hotel Grandit. Si mundi të funksionojë me shërbimin Amerikan? I ka shërbyer Kosovës, qeverive të saj. I ka shërbyer Qeverisë së Bajram Rexhepit, Qeverisë së Ramush Haradinajt… tjerat janë deklarata politike”, ka thënë Berisha në Kanal 10.

“S’ka mundur të funksionojë SHIK’u në qoftë se nuk ka qenë në koordinim me shërbimet tjera sekrete të Amerikës”.

Gjithashtu Berisha tha se ish-shefi i SHIK’ut, Kadri Veseli, që aktualisht po ballafaqohet me drejtësinë në Hagë, është takuar me presidentin Rugova më shpesh se vetë Berisha.

“Kadri Veseli e ka takuar Rugovën më shpesh se unë, e që unë kam pasur takime pa protokoll”, shtoi Berisha./Express/