Viktima dhe të dyshuarit për vrasjen në Pejë janë fqinj mes vete - Gazeta Express
string(64) "viktima-dhe-te-dyshuarit-per-vrasjen-ne-peje-jane-fqinj-mes-vete"

Viktima dhe të dyshuarit për vrasjen në Pejë janë fqinj mes vete

Lajme

Gazeta Express

07/05/2021 15:12

Një 60-vjeçar është therur për vdekje në fshatin Vitomiricë të Pejës, sot rreth orës 13:00, raporton Express.

Vrasja dyshohet se ka ardhur pas një mosmarrëveshje. Express merr vesh nga burime se viktima dhe të dyshuarit janë fqinj mes vete, por se nuk kanë lidhje gjaku.

Lexo Edhe:

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi ka thënë se dy të dyshuar për këtë rast janë arrestuar dhe se janë duke u intervistuar.

“Rreth orës 13;15, në rrugën “Hysen Hykaj” në Vitomiricë, pas një mosmarrëveshje është therur me thikë një burrë dhe është dërguar në emergjencë dhe mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e tij. Viktima është i moshës rreth 60-vjeçare. Dy të dyshuar për rastin janë arrestuar dhe janë duke u intervistuar”, ka thënë Gashi./Gazeta Express