Komisioni Arbitrar ia fal dënimin njërit lojtar të Pejës - Gazeta Express
string(56) "komisioni-arbitrar-ia-fal-denimin-njerit-lojtar-te-pejes"

Basketboll

Gazeta Express

07/05/2021 12:22

Komisioni Arbitrar ia fal dënimin njërit lojtar të Pejës

Basketboll

Gazeta Express

07/05/2021 12:22

Komisioni i Arbitrazhit në Federatën e Basketbollit të Kosovës e ka aprovuar pjesërisht ankesën e KB Pejës, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Verdhezinjtë ishin ankuar pas vendimeve të Komisarit të Garave, i cili i kishte dënuar me dy ndeshje moslojë dy basketbollistët e pejanëve, Brandon Walters dhe AJ Walton.

Komisioni Arbitrar e ka shpallur si të pranueshme ankesën e KB Pejës dhe ka vendosur që t’ia falë dënimin basketbollisti amerikan, Walters, duke konsideruar se ai ishte viktimë dhe se ka vepruar në vetëmbrojtje.

Ndërkohë, ky Komision e ka lënë në fuqi vendimin e Komisarit të Garave për amerikanin tjetër, AJ Walton, duke vlerësuar se ai i ka vazhduar përleshjet dhe sulmet fizike ndaj kundërshtarëve edhe pasi është krijuar mundësia që të ndalej dhuna.

Pra, në finalen e madhe ndaj Golden Eagle Ylli, Peja do të mund të llogarisë në Walters, por jo edhe në AJ Walton.

Ky i fundit do të ketë të drejt loje që nga ndeshja e tretë ndaj therandasve. /Gazeta Express/