Ia pengonte traktorin, fermeri belg ia lëviz gurin e kufirit Francës - Gazeta Express
string(67) "ia-pengonte-traktorin-fermeri-belg-ia-leviz-gurin-e-kufirit-frances"

Ia pengonte traktorin, fermeri belg ia lëviz gurin e kufirit Francës

Lajme

Gazeta Express

04/05/2021 13:24

Një fermer në Belgjikë pa vetëdije ia ka ndryshuar vendit të tij kufirin me Francën.

Përktheu: Nasuf Abdyli

Lexo Edhe:

Një entuziasit i historisë, përderisa po ecte në mal, pa se guri që shënon kufirin mes dy shteteve evropiane kishte lëvizur për 2.29 metra.

Fermeri belg, i zemëruar nga guri që ia zinte rrugën e traktorit, e kishte lëvizur gurin dhe e kishte vendosur brenda territorit francez, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Në vend se të shkaktonte reagime ndërkombëtare mes dy vendeve, incidenti ngjalli buzëqeshje dhe shaka në të dyja anët e kufirit.

“Ai e bëri Belgjikën më të madhe e Francën më të vogël, nuk është ide e mirë”, tha për një televizion france David Lavaux, kryetar i fshatit belg, Erquelinnes.

Ndryshe, kufiri mes Francës dhe Belgjikës është i gjatë 620 kilometra. Ai ishte caktuar me Traktatin e Kortrijkut, të nënshkruar më 1820 pas humbjes së Napoleonit në Waterloo pesë vjet më parë. Kufiri ishte shënuar me gurë, të cilët kanë mbetur në vendet e tyre që nga ajo kohë.