Marquez pëson aksident të frikshëm disa ditë nga rikthimi në pistë - Gazeta Express
string(66) "marquez-peson-aksident-te-frikshem-disa-dite-nga-rikthimi-ne-piste"

Sport

Gazeta Express

01/05/2021 12:10

Marquez pëson aksident të frikshëm disa ditë nga rikthimi në pistë

Sport

Gazeta Express

01/05/2021 12:10

Marc Marquez duket se po ndiqet ende nga fati i keq.

Ditën e sotme në pistën e Jerez në Spanjë po zhvillohen testet e lira para provave zyrtare dhe Marquez ka zbritur në pistë bashkë me pjesën tjetër të pilotëve.

Gjatë një xhiroje të shpejtë Marquez e ka çuar motorin e tij në limite dhe ka pësuar një aksident të frikshëm, që vjen vetëm disa ditë nga rikthimi në një garë zyrtare të Moto GP.

Pamjet e motorit tregojnë forcën e madhe të përplasjes, teksa lajmi i mirë është se Marquez është ngritur dhe ka shkuar me këmbët e tij në bokse.

Mbetet të shihet gjendja e 8 herë kampionit të botës, teksa të gjithë janë të shqetësuar.

Advertisement
Advertisement
Advertisement