Aktoret e ‘’Kosheres’’ sjellin atmosferë me ‘’Simpatia’’ të Edona Lalloshit - Gazeta Express
string(67) "aktoret-e-kosheres-sjellin-atmosfere-me-simpatia-te-edona-lalloshit"

Aktoret e ‘’Kosheres’’ sjellin atmosferë me ‘’Simpatia’’ të Edona Lalloshit

Rozë

Gazeta Express

27/04/2021 15:10

Mbrëmja e kësaj të shtune kishte shkrirë dhe kishte bërë bashkë dy nga programet më të ndjekura të ABC, Soiree dhe Kosherja. Kur politika hesht, njerëzit argëtohen dhe për shkak të heshtjes zgjedhore, aktorët e Kosheres vendosën të vijnë në një tjetër formë.

Pjesë e spektaklit ishin edhe aktoret e ‘’Kosheres’’ Valina Muçolli dhe Egzona Ademi, të cilat krahas momenteve qesharake sollën në skenë edhe një nga këngët më të njohura shqiptare të Edona Lalloshit, me titullin ‘’Simpatia’’, shkruan GazetaExpress.

Lexo Edhe:

Gjersa Egzona njihet për aftësitë e saj edhe në këndim, ajo që befasoi ishte Valina, e cila në këtë performance kishte pjesën e repturës.