Djali i Shahut të fundit të Iranit, Reza Pahlavi, sulmohet në Berlin - Gazeta Express
string(66) "djali-i-shahut-te-fundit-te-iranit-reza-pahlavi-sulmohet-ne-berlin"

Lajme

Gazeta Express

23/04/2026 14:06

Djali i Shahut të fundit të Iranit, Reza Pahlavi, sulmohet në Berlin

Lajme

Gazeta Express

23/04/2026 14:06

Djali i shahut të fundit të Iranit, Reza Pahlavi, u spërkat me lëng të kuq sot në Berlin.

Incidenti ndodhi ndërsa Pahlavi po largohej nga një konferencë për shtyp ku kishte kritikuar armëpushimin midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.

Pasi u spërkat me ujë, ai përshëndeti mbështetësit e tij dhe sulmuesi u ndalua menjëherë nga policia.

Pahlavi është djali i shahut të fundit të Iranit, Reza Pahlavi, i cili u rrëzua nga pushteti në vitin 1979.

Pahlavi, i cili nuk u takua me zyrtarët në Berlin, tha sot se marrëveshja e armëpushimit “supozon se sjellja e qeverisë iraniane do të ndryshojë”, por se kjo nuk do të ndodhë.

“Nuk mendoj se kjo do të ndodhë. Nuk po them se diplomacisë nuk duhet t’i jepet një shans, por mendoj se i janë dhënë mjaftueshëm shanse”, tha Pahlavi.

Pahlavi ka mbështetur ndërhyrjen ushtarake SHBA-Izrael në Lindjen e Mesme.

Advertisement
Advertisement
Advertisement