Haradinaj për Qosjën: Kosova humbi një nga figurat më të rëndësishme të jetës akademike - Gazeta Express
string(86) "haradinaj-per-qosjen-kosova-humbi-nje-nga-figurat-me-te-rendesishme-te-jetes-akademike"

Lajme

Gazeta Express

23/04/2026 14:00

Haradinaj për Qosjën: Kosova humbi një nga figurat më të rëndësishme të jetës akademike

Lajme

Gazeta Express

23/04/2026 14:00

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar me pikëllim pas lajmit të trishtë për vdekjen e Rexhep Qosjës.

Haradinaj u shpreh se Kosova humbi një nga figurat më të rëndësishme të jetës akademike.

“Përpjekjet e pandalshme të Akademik Qosja, veçanërisht në avokimin e të drejtave të shqiptarëve gjatë periudhave të vështira të okupimit, mbeten dëshmi e qartë e kontributit të tij të jashtëzakonshëm në jetën publike dhe shkencore.

Ndarja e tij nga jeta lë një boshllëk të madh në fushën akademike, por vepra, mendimi dhe trashëgimia që la pas do të mbeten përgjithmonë pjesë e kujtesës dhe historisë sonë” shkroi Haradinaj.

Qosja vdiq mëngjesin e sotëm, në moshën 89-vjeçare. Në njoftimin zyrtar nga familja e tij, u bë e ditur se ka përfunduar ceremonia e varrimit dhe se preferojnë që privatisht të mbajnë zinë

Advertisement
Advertisement
Advertisement