A do të lehtësohen masat për Bajram, përgjigjet Filipçe - Gazeta Express
string(54) "a-do-te-lehtesohen-masat-per-bajram-pergjigjet-filipce"

A do të lehtësohen masat për Bajram, përgjigjet Filipçe

Ballina

Gazeta Express

15/04/2021 13:55

Meqë presioni ndaj spitaleve dhe nga ana tjetër, numri i rasteve të reja të të infektuarve me Covid-19 po bie, a pritet që të kemi lehtësim të masave anti-Covid gjatë festave që vijnë, pashkët dhe Ramazan Bajramit?

Në këtë pyetje, është përgjigjur ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Lexo Edhe:

Thotë se nuk ka kriter tjetër gjatë vendosjes së masave anti-Covid, pos mbrojtja e shëndetit të qytetarëve, ndërkaq njoftoi, se analiza epidemiologjike për masat e reja do të bëhet gjatë fundjavës dhe fillimit të javës së ardhshme.

“Nuk do të ketë parametër tjetër apo kriter, përveç mbrotjes së shëndetit. Në këtë kuptim, do të ketë edhe vlerësim epidemiologjik shtesë i cili do të jetë shkas se masat a duhet të vazhdojnë apo të modifikohen. Në këtë kuptim, vlerësimi do të bëhet gjatë fundjavës dhe gjatë fillimit të javës së ardhshme dhe sipas asaj do të vendosim”, tha Filipçe.

Kjo vjen, pasi masat aktuale anti-Covid do të jenë në fuqi deri më 20 prill.