Rukiqi tregon se kur do t'iu dalin paratë punëtorëve që janë ndikuar nga masat e reja - Gazeta Express
string(84) "rukiqi-tregon-se-kur-do-tiu-dalin-parate-punetoreve-qe-jane-ndikuar-nga-masat-e-reja"

Rukiqi tregon se kur do t’iu dalin paratë punëtorëve që janë ndikuar nga masat e reja

Lajme

Gazeta Express

08/04/2021 13:03

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka njoftuar se është takuar me Ministrin e Financave, Hekuran Muratin, me të cilin janë dakorduar që për sektorët e ndikuar nga masat e fundit të subvencionohen 50 përqind e pagave të punëtorëve dhe 50 përqind të shpenzimeve të qirasë, raporton Express.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Rukiqi ka bërë me dije se mjetet do të ndahen në fund të muajit prill ose më së largu në fillim të muajit maj.

Lexo Edhe:

“Gjitheashtu do te ndermerren veprime shtese per perkrahje te sektoreve me specifika te veçanta, perfshire sektorin e transportit, pas diskutimeve qe do te zhvillohen me keta sektore.

Falenderojme Ministrin Murati per veprimin e shpejte, ne lehtesimin e gjendjes jo te lehte te sektoreve te ndikuar nga masat e fundit kufizuese”, ka shkruar Rukiqi./Gazeta Express