Ish futbollisti i Interit e rrah babain, përgjaket...! - Gazeta Express
string(49) "ish-futbollisti-i-interit-e-rrah-babain-pergjaket"

Ish futbollisti i Interit e rrah babain, përgjaket…!

Sport

Gazeta Express

01/04/2021 20:02

Fredy Guarín është bërë temë në gjitha mediat botërore.

Jo për gjëra të mira që dikur bënte në fushë me klubin e madh, Interin, por për rrahje.

Lexo Edhe:

Këtë të Enjte, gjenerali Jorge Luis Vargas, konfirmoi në një konferencë shtypi se futbollisti Fredy Guarín, është arrestuar nga Policia Metropolitane të Valle del Aburra për një skandal në shtëpinë e disa të afërmve.

Guarin raportohet se ka sulmuar babanë e tij dhe të tjerët afër tij, përveç që kishte sulmuar një oficer policie, siç u bë e njohur në orët e fundit.

Në videon që madje po qarkullon në rrjetet sociale shihet i përlyer me gjak dhe dukshëm edhe jashtë kontrollit.

Aktualisht policia vendase po punon për zbardhjene shkaqeve të sherrit, teksa dyshimet janë që futbollisti kolumbian të ketë qenë nën efektin e lëndëve narkotike. /Gazeta Express/