“Fundi i një epoke”, partia e Merkelit në “rënie të lirë”, tregon sondazhi - Gazeta Express
string(68) "fundi-i-nje-epoke-partia-e-merkelit-ne-renie-te-lire-tregon-sondazhi"

Lajme

Gazeta Express

24/03/2021 12:08

“Fundi i një epoke”, partia e Merkelit në “rënie të lirë”, tregon sondazhi

Lajme

Gazeta Express

24/03/2021 12:08

Sipas një sondazhi të publikuar të mërkurën, përkrahja për konservatorët e kancelares Angela Merkel ka rënë 3 për qind vetëm për një javë, që paraqet përkrahjen më të ulët në më shumë se një vit, ndërsa Të Gjelbrit shënuan rritje dhe ndodhen vetëm 4 për qind më poshtë.

E përballur me zgjedhje të ëprgjithshme në shtator pa Merkelin, e cila do të tërhiqet pas katër mandateve, Partia Kristian-Demokrate dhe partia simotër, CSU-ja Bavareze, kanë rënë në 26 për qind përkrahje, sipas sondazhit të kryer nga Forsa.

Lexo Edhe:

Pas pakënaqësive të opinionit rreth menaxhimit që qeveria ia ka bërë krizës së koronavirusit, aleanca konservatore pësoi rënie të përkrahjes për 9 për qind vetëm për një muaj. Ky nivel i ulët nuk është parë që nga fillimi i marsit i vitit të kaluar, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

CDU-ja e Merkelit pësoi humbje historike në zgjedhjet rajonale në dy shtete këtë muaj. Në këtë humbje ndikuan shpërndarja e ngadalshme e vaksinave për Covid-19 dhe zgjatja e masave kufizuese. Ndikim pati edhe një skandal për blerjen e maskave.

Përkrahja për Të Gjelbrit u rrit për 1 për qind dhe shkoi në 22 për qind, ndërsa Partia Socialdemokrate mbeti me përkrahjen e njëjtë – 16 për qind. Partia e Demokratëve të Lirë shënoi rritje për 2 për qind.

Partia e së djathtës ekstreme, Alternativa për Gjermaninë, dhe partia e së majtës ekstreme, Linke, nuk shënuan as rënie, as rritje të përkrahjes. E para mori 10 për qind përkrahje, ndërsa e dyta 8 për qind.