Milani do fitore për t'ju afruar Interit - Gazeta Express
string(39) "milani-do-fitore-per-tju-afruar-interit"

Futboll

Gazeta Express

03/03/2021 13:10

Milani do fitore për t’ju afruar Interit

Futboll

Gazeta Express

03/03/2021 13:10

“Rossoneri” synojnë ta mposhtin sonte Udinesen dhe t’i afrohen përkohësisht liderit të Serie A në vetëm një pikë

Milani është i vendosur ta mposht sonte Udinesen për ta shtuar presionin ndaj liderit të Serie A, Inter.

Lexo Edhe:

Aktualisht, “Rossoneri” i kanë katër pikë më pak se rivalët e qytetit, shkruan Gazeta Express.

Andaj, me një fitore eventuale ndaj ekipit Bardhezi, Kuqezinjtë do t’i afroheshin kreut në vetëm një pikë, edhe pse “Zikaltrit” do të kishin një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ekipi i Stefano Piolit do t’i hyjë ndeshjes me Udinesen me disa mungesa, përfshirë këtu edhe ato të Ibrahimovic e Calhanoglu.

Sidoqoftë, për shtatë herë kampionin evropian kjo është një fazë vendimtare e sezonit dhe nuk ka më vend për gabime nëse e kërkon titullin e kampionit.

Nga ana tjetër, Udinese di të jetë gjithmonë ekip i përshtatshëm dhe do të kërkojë pikë në San Siro.

Ndeshja në mes të Milanit dhe Udineses do të luhet sonte me fillim nga ora 20:45. /Gazeta Express/