Paraditen e sotme një minator nga galeritë e Bulqizës ka mbetur i plagosur. Mësohet se ai është Agron Gjeta i moshës 55-vjeç.
Bëhet me dije se Gjeta është dërguar në spitalin e Bulqizës ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore dhe tashmë pritet të transportohet drejt Tiranës për një ndihmë më të specializuar.
Ndërkohë mësohet se ai është jashtë rrezikut për jetën ndërsa pritet hetimi i plotë i ngjarjes për të mësuar rrethanat e saj.