Gazetarja ndan eksperiencën me të birin e mitur: Si e kuptova që ishte infektuar me Covid - Gazeta Express
string(88) "gazetarja-ndan-eksperiencen-me-te-birin-e-mitur-si-e-kuptova-qe-ishte-infektuar-me-covid"

Shqiperi

Gazeta Express

25/02/2021 9:13

Gazetarja ndan eksperiencën me të birin e mitur: Si e kuptova që ishte infektuar me Covid

Shqiperi

Gazeta Express

25/02/2021 9:13

Ditët e fundit fëmijët e infektuar me Covid në Shqipëri janë shtuar shumë. Për rritjen e këtyre shifrave kanë folur sot në ABC e Mëngjesit, pediatria Mirela Sula, doktoresha Valbona Selimaj nga Brukseli dhe gazetarja Kostana Morava.

Kjo e fundit ka ndarë edhe eksperiencën e saj personale me të birin, i cili është infektuar me Covid-19.

Lexo Edhe:

Ndër të tjera ajo ka treguar se si e kuptoi fillimisht, duke theksuar se nuk e di se nga kush është prekur.

Në ditën e parë të simptomave, ai pati një temperaturë 37.1, një temperaturë që i bie në sy nënave jo pjesëtarëve të tjerëve. Të nesërmen pati dhimbjen e barkut, e çova për eko të organeve. Ndërkohë mes zorrëve u pa që kishte diçka jo shumë të madhe. Ndërkohë të nesërmen kishte kollë dhe hundë, edhe temperaturë. Bëri tamponin e dytë dhe doli pozitiv.

Unë jam pa covid ndërsa partneri im pas disa ditësh së djalit u sëmurë pas tij me covid. Djali ka qendruar në shtëpi këto kohë edhe nuk e di se nga e mori se edhe mësuesja private nuk kishte covid. Kjo e vërtetuar nga laboratori”, tha Morava.