Aksident i rëndë, futet menjëherë në operacion Tiger Woods - Gazeta Express
string(57) "aksident-i-rende-futet-menjehere-ne-operacion-tiger-woods"

Sport

Gazeta Express

23/02/2021 21:10

Aksident i rëndë, futet menjëherë në operacion Tiger Woods

Sport

Gazeta Express

23/02/2021 21:10

Golfisti amerikan Tiger Woods u përfshi sot në një aksident të frikshëm, ku pas perplasjes mbeti i bllokuar në makinë dhe u nxorr vetëm me ndërhyrjen e zjarrfikësve.

Zhvillimet ende nuk janë të qarta por në një regjistrim audio mes punonësve të emergjencës të publikuar nga mediat amerikane, thuhej se aksidenti ishte ishte i rëndë dhe Woods ka dëmtime serioze në pjesën e poshtme të trupit.

Lexo Edhe:

Mark Steinberg, përfaqësuesi i Tiger, thotë se ka pasur plagë të shumta në këmbë dhe ka nevojë për ndërhyrje të shpejtë kirurgjikale.

Një përfaqësues i sherifit të Los Angeles tha për rrjetin TMZ Sports, se nuk besojnë se ka të bëjë me përdorim alkooli, por Woods ishte dërguar në spital pasi ishte çliruar nga mjeti i tij i përplasur, me prerje të kabinës së veturës nga ‘krahët mekanikë’ të zjarrfikësve.

Agjenti i Woods, Mark Steinberg, tha: “Tiger Woods kishte një aksident me një makinë këtë mëngjes në Kaliforni, ku ai pësoi dëmtime të shumta në këmbë”.

“Ai aktualisht është në operacion dhe ne ju falënderojmë për privatësinë dhe mbështetjen tuaj,” tha Steinberg. /Gazeta Express/