Gjermania zgjat kufizimet në kufijtë tokësorë - Gazeta Express
string(45) "gjermania-zgjat-kufizimet-ne-kufijte-tokesore"

Lajme

Gazeta Express

23/02/2021 19:49

Gjermania zgjat kufizimet në kufijtë tokësorë

Lajme

Gazeta Express

23/02/2021 19:49

Gjermania do t’i vazhdojë kufizimet në kufij tokësorë edhe për tetë ditë të tjera, tha një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme gjermane.

Kufizimet që i ndalojnë shumicën dërrmuese të njerëzve të hyjnë nga Republika Çeke dhe rajoni austriak i Tirolit do të mbeten në fuqi deri më 3 mars, konfirmoi zyrtari gjerman.

Lexo Edhe:

Këto dy rajone, së bashku me Sllovakinë, janë futur në listën e vendeve me shqetësim të lartë qysh më 14 shkurt, për shkak të normës së lartë të të infektuarve me koronavirus.

Fillimisht ka qenë e paraparë që kufizimet të zgjasin për dhjetë ditë.

Nga kufizimet përjashtohen ata që konsiderohen punëtorë kryesorë, përfshirë drejtuesit e kamionëve që sjellin mallra në vend. Komisioni Evropian tha në një letë drejtuar ambasadorit gjerman në Bruksel, Michael Clauss, se masat janë joproporcionale dhe të pajustifikueshme.

“Ne besojmë se objektivi i ndjekur nga Gjermania, që është mbrojtja e shëndetit publik gjatë pandemisë, mund të arrihet me masa më pak kufizuese”, thuhet në letër. Republika Çeke ka normën më të lartë të infektimit me koronavirus brenda Bashkimit Evropian.