KB Ylli ka njoftuar transferimin e radhës. Klubi suharekas ka nënshkruar me basketbollistin e Kombëtares së Shqipërisë, Nikolla Harunin.
Pasi dështuan në Kupë, synimi i tyre do të jetë titulli kampion në Superligë, e që momentalisht prijnë në tabelë.
Lajmin e për transferimin e Harunit e ka bërë vet klubi në faqen e tyre në Facebook.
“Nikolla Haruni do jetë lojtar i radhës cili do e bartë fanelën tonë, ai vjen nga Shqipëria por që gjatë gjithë karrieres së tij si profesionist ka qenë aktiv në Greqi” – thuhej në postim
Ai tashmë ka arritur në qytetin e Suharekës dhe është nën urdhërat e trajnerit nga nesër. /Gazeta Express/
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...