Majlinda Kelmendi e ka mposhtur Annika Wurfelin në luftën e saj të parë në Grand Slamin e Tel Avivit të enjten, në kërkim të një medaljeje tjetër në këtë fillim vit.
Kampionia e artë olimpike nga Kosova fitoi me ippon në kohën shtesë ndaj gjermanes, në kategorinë 52 kilogramë, raporton Gazeta Express.
Kelmendit iu desh të djersitet mirë për ta mundur Wurfelin në rundin e dytë dhe e arriti këtë më pak pasi meçi shkoi në kohën shtesë (Golden Score).
Ajo e kaloi pa luftë rrethin e parë.
Në çerekfinale, kosovarja do të përballet me rusen e rrezikshme Alesya Kuznetsova.
Kelmendi vjen në këtë turne pas medaljes së bronztë që e fitoi në Mastersin e Dohas në Katar muajin e kaluar.
Përveç saj, në Izrael do të garojnë edhe Akil Gjakova dhe Laura Fazliu. /Gazeta Express/