Lladrovci jep mesazhin për votime - Gazeta Express
string(33) "lladrovci-jep-mesazhin-per-votime"

Zgjedhjet 2021

Gazeta Express

12/02/2021 23:33

Lladrovci jep mesazhin për votime

Zgjedhjet 2021

Gazeta Express

12/02/2021 23:33

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, pak para fillimit të heshtjes zgjedhore, ka ftuar qytetarët të dalin të votojnë, sepse, sipas tij, “është mirë për juve, për familjet tuaja dhe shtetin tonë. Sepse, atë ditë ju e keni forcën për ta vlerësuar atdhetarin, veprimtarin, punëtorin, ekspertin, shkencëtarin, kandidatin që do të bart interesin tuaj në ligje, mbikëqyrje të ligjeve, në ligje të mira e të zbatueshme.”

Ai ka potencuar se duhet të votohen “deputetët që kanë vesh për ta dëgjuar zërin Tuaj për ata deputetë që ju i nihni se kanë vesh, votoni ata deputetë që kanë sy dhe shohin gjendjen tuaj dhe interesin tuaj. Votoni ata që e kanë prioritet shtetin e Republikës së Kosovës, kombin dhe interesin e përgjithshëm. Jo votë për egoistët, jo për karrieristët, jo votë për të paudhët që nuk e njohin ndershmërinë, besën dhe moralin.”

Ja postimi i Lladrovcit:

Qytetarë të nderuar,

Dilni në votime, më 14 Shkurt. Është mirë për juve, për familjet tuaja dhe shtetin tonë. Sepse, atë ditë ju e keni forcën për ta vlerësuar atdhetarin, veprimtarin, punëtorin, ekspertin, shkencëtarin, kandidatin që do të bart interesin tuaj në ligje, mbikëqyrje të ligjeve, në ligje të mira e të zbatueshme.

Votoni, për të mos u ankuar. Votoni për deputetët që kanë vesh për ta dëgjuar zërin Tuaj për ata deputetë që ju i nihni se kanë vesh, votoni ata deputetë që kanë sy dhe shohin gjendjen tuaj dhe interesin tuaj. Votoni ata që e kanë prioritet shtetin e Republikës së Kosovës, kombin dhe interesin e përgjithshëm. Jo votë për egoistët, jo për karrieristët, jo votë për të paudhët që nuk e njohin ndershmërinë, besën dhe moralin.

Mos lejoni të vërehet mungesa fizike e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit!

Mos lejoni të diskutohen udhët e pandriçuara për shtetin tonë, i ngritur nga sakrifica mbinjerëzore e gjeneratave të tëra.

Mos rrini larg vendit ku vendoset për Juve, familjen dhe shtetin Tuaj, sepse, ti ke të drejtë dhe obligim të bësh më të mirën, të votosh.

Prandaj, ju e dini se PDK në listën e vet, ka profile të dëshmuara, për të gjitha çështjet që ju interesojnë Juve dhe shtetin tonë, Republikën e Kosovës, për Rimëkëmbjen!

Dilni votoni. Bëhuni pjesë e vendimmarrjes dhe shtetndërtimit!