string(53) "strasburgu-e-rrezoi-ke-mirepret-vendimin-per-xhoxhajn"

Shqiperi

Gazeta Express

10/02/2021 12:13

Strasburgu e rrëzoi, KE mirëpret vendimin për Xhoxhajn

Shqiperi

Gazeta Express

10/02/2021 12:13

Komisioni Europian ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut në çështjen Xhoxhaj kundër Shqipërisë (kërkesa nr. 14227/19).

Zëdhënsja e Komisionit Europian, Ana Pisonero -Hernandez është shprehur, se gjykimi i kësaj çështeje do të forcojë më tej procesin e Vettingut dhe do të shërbejë si udhëzim i dobishëm për institucionet e Vettingut.

Komisioni Europian ka nënvizuar rëndësinë e procesit të Vetingut në Shqipëri për krijimin e një gjyqësori të pavarur dhe të përgjegjshëm në Shqipëri. Zêdhënësja Pisonero-Hernandez ka thënë, se Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, i udhëhequr nga Komisioni Evropian, do të vazhdojë të monitorojë tërësinë e procesit të verifikimit, duke përfshirë pajtueshmërinë e tij të plotë me të drejtat e njeriut dhe parimet që qëndrojnë në themel të sistemit të konventës europiane të të drejtave të Njeriut.

kujtojmë se një ditë më parë, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, përmes një vendimi, theksoi se shkarkimi i Xhoxhajt nga organet e vettingut ishte i ligjshëm duke mos shkelur asnjë procedurë.

Ky vendim ka rendësi për procesin e vettingut në Shqipëri pasi pritet të ndikojë edhe në ankesat e tjera të gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar nga detyra dhe që janë ankuar në Strasbgurg.

aaaaa