Behgjet Pacolli i Aleancës Kosova e Re (AAK), ka dal sot me një slogan të ri për zgjedhjet e 14 shkurtit, shkruan Gazeta Express.
“Shtet-ndërtuesit” është mesazhi i sloganit të cilin e ka publikuar Pacolli në “Facebook”.
Ai tha se shteti është bërë por që tashmë duhet ndërtuar.
“Shtetin e kemi bërë. Tash na duhet ta ndërtojmë”, ka shkruar ai.
Kujtojmë që në zgjedhjet e 14 shkurtit, AKR’ja do të garojë në zgjedhje në koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës. /Gazeta Express/
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...