Partitë që nuk i kanë zëvendësuar kandidatët e dënuar po presin vendimin e PZAP'së - Gazeta Express
string(81) "partite-qe-nuk-i-kane-zevendesuar-kandidatet-e-denuar-po-presin-vendimin-e-pzapse"

Partitë që nuk i kanë zëvendësuar kandidatët e dënuar po presin vendimin e PZAP’së

Lajme

Valmire Maliqi Jashari

26/01/2021 12:00

Shtatë subjekte politike janë duke pritur sot vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), për ankesën e tyre pas moscertifikimit nga KQZ’ja për të marr pjesë në zgjedhjet e 14 shkurtit. Në mesin e tyre janë edhe partitë shqiptare, LVV, AAK dhe Nisma Socialdemokrate.

Gazeta Express

Lexo Edhe:

Nisma Socialdemokrate , ende nuk i ka larguar nga lista zgjedhore kandidatët që janë të dënuar me vendim të formës së prerë në tri vitet e fundit. E AAK’ja e ka bërë një gjë të tillë. Sipas tyre në rast se edhe PZAP’ja merr vendim kundër ankesës së tyre, partitë do të ankohen edhe në Gjykatën Supreme.

Brahim Selmanaj përfaqësues i AAK’së në KQZ, ka thënë për Express se kjo parti ka ndërmarrë të gjitha masat sipas propozimit të bërë nga KQZ’ja. Sipas tij në rast që PZAP’ja nuk e certifikon sërish AAK’në kjo parti do të ankohet edhe në Gjykatën Supreme.

“Sot brenda ditës ne do ta marrim një vendim nga PZAP’ja dhe nëse nuk certifikohet lista atëherë ne e kemi edhe shkallën tjetër të ankesës dhe do të veprojmë në kuadër të ligjeve që janë në fuqi. Aleanca ka vepruar konform rekomandimeve. Me sigurinë ma të madhe do të jetë lista e pastër dhe nuk e di se çfarë është vepruar nga partia sepse jemi procese të ndara por jo do të dihet brenda ditës”, ka thënë ai për Express.

Në ndërkohë Bilall Sherifi nga Nisma Socialdemokrate deklaroi për Express se deri në vendimin e PZAP’së nuk do të ketë ndërrim të kandidatëve në listën zgjedhore të kësaj partie.

“Çështja është e rregulluar me ligj. Sigurisht që jemi duke pritur që sot të krijohet një qartësi nga PZAP’ja dhe që të mos kemi nevojë farë të shkojmë në Gjykatën Supreme, sepse besojmë që PZAP’ja do të veprojë shumë konform dhe do ta shqyrtojë kërkesën e partisë sonë”, ka thënë ai për Express.

Më tutje Sherifi theksoi se gjitha hapat e tjerë, përfshirë edhe atë për largimin nga lista zgjedhore e 15 kandidatëve që sipas KGJK’së janë të dënuar me vendim të formës së prerë në tri vitet e fundit, do të merren pas vendimit të PZAP’së.

“Ne presim vendimin e PZAP’së. Të gjithë hapat e tjerë do ti ndërmarrim pas vendimit të PZAP’së”, ka thënë më tutje ai.

Në mesin e këtyre partive politike është edhe Lëvizja Vetëvendosje. Nga kjo parti kandidimi i është ndaluar edhe kandidatit për kryeministër Albin Kurti. Nga kjo parti nuk janë deklaruar pavarësisht insistimit të gazetës.

Në ndërkohë shtatë subjekte politike kanë dërguar gjatë së shtunës nëntë apele në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për PZAP. Kjo për shkak që kandidatët e tyre nuk u certifikuan për arsye se ishin të dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë në tri vitet e fundit.

Këto janë partitë që u ankuan në PZAP rreth mos certifikimit nga ana e KQZ-së:

Ju njoftoj se më datë 23.01.2021 në PZAP janë paraqitur/dorëzuar 9 apele.

Partia Demokratike e Ashkalive të Kosovës (PDAK) – Për shkak mos certifikimit të Listës së Kandidatëve për deputet nga KQZ-ja,

Partia e Ashkalive për Integrim (PAI) – Ka sjellë 3 (tre) apele, dy janë në emër të subjektit politik dhe njëra në emër të një Kandidatit për shkak të mos certifikimit të tij në listë nga KQZ-ja për pjesëmarrje në zgjedhje.

PREBK, për shkak te mos certifikimit të një Kandidate nga KQZ-ja për pjesëmarrje në zgjedhje.

Socialdemokratska Unija – Duda Balje, për shkak te ndodhjes se një Kandidate shqiptar ne listën e subjektit te saj.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – AAK-ja, Për shkak mos certifikimit të Listës se Kandidatëve për deputet nga KQZ-ja.

Nisma Socialdemokrate-NISMA, Për shkak mos certifikimit të subjektit politik dhe Listës së Kandidatëve për deputet nga KQZ-ja.

Lëvizja Vetëvendosje! Për shkak te mos certifikimit të Listës se Kandidatëve për deputet nga KQZ-ja. /Gazeta Express/