Golden Eagle Ylli do të jetë organizator i Final 8 të Kupës së Kosovës në basketboll.
Ky është vendimi më i ri i Federatës së Basketbollit të Kosovës.
Pas njoftimit nga klubi i basketbollit Rahoveci për tërheqje nga organizimi i kësaj gare, interesimin e këtij evenimenti prestigjioz e ka shprehur Golden Eagle Ylli nga Suhareka.
Dhe, pas votimit nëpërmjet deklarimit elektronik të anëtarëve të Bordit të FBK-së, iu dha e drejta e organizimit të Final 8 të Kupës skuadrës therandase.
Kjo garë do të mbahet nga 3 deri më 7 shkurt. /Gazeta Express/
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...