Roli i votave nga diaspora në zgjedhjet e 14 shkurtit – vazhdon debati në T7 - Gazeta Express
string(74) "roli-i-votave-nga-diaspora-ne-zgjedhjet-e-14-shkurtit-vazhdon-debati-ne-t7"

Lajme

Gazeta Express

24/01/2021 19:47

Roli i votave nga diaspora në zgjedhjet e 14 shkurtit – vazhdon debati në T7

Lajme

Gazeta Express

24/01/2021 19:47

Përfaqësues të partive që po synojnë fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit po diskutojnë për rolin e diasporës në zgjedhjet e 14 shkurtit. Ata nuk pajtohen që mërgata të shihet vetëm si fuqi ekonomike ose elektorale, por të merren parasysh edhe idetë e tyre.

“Jam e mahnitur për interesin e bashkë-atdhetarëve për kandidaturën time për deputete. Ne si popull i Kosovës nuk e duam vetëm përkrahjen ekonomike, por edhe idetë e tyre. Mërgata e ka edhe një vlerë të shtuar, përveç edukatës dhe traditave shqiptare fiton edhe eksperiencë dhe disiplinë pune që është më ndryshe në Kosovë”, tha Arbnore Hasani e AAK’së.

Lexo Edhe:

Bekim Brestovci i Nismës Socialdemokrate nuk është pro vendeve të rezervuara në Kuvendin e Kosovës për diasporën për shkak se sipas tij, kjo gjë nuk lejohet as me Kushtetutë.

“Diasporën më parë e kemi parë vetëm si fuqi ekonomike dhe tash nuk do të doja që ndonjë subjekt ta shite diasporën vetëm si fuqi elektorale”, tha Brestovci në T7.

Por, ai thotë se diaspora tani ka një pozitë të mirë për të fituar deputetë në Kuvend për shkak të fuqisë elektorale që ka.

Ndërkohë Arben Gecaj i PDK’së përkrahë idenë e vendeve të rezervuara për diasporën në parlament.

“Gjithmonë aty ku ka mendim ndryshe është një shansë që të shkohet përpara. Prej vitit 2014 kemi një polarizim më të madh të qytetarëve tanë jashtë vendit”, thotë Gecaj.

Gecaj thotë se në Kuvendin e Kosovës duhet të ketë vende të rezervuara për mërgatën.

Ndërkohë as LDK nuk përkrahë idenë e vendeve të rezervuara për mërgatën në parlament.

“Vendi i rezervuar krijon njëfar komoditeti. Jam të mos ketë vende të rezervuara por të dominojë konkurrenca’, tha Isa Shabani.