Kandidati i LDK’së për kryeministër, Avdullah Hoti, ka zbuluar sloganin e kësaj partie për zgjedhjet e 14 shkurtit. Partia e Isa Mustafës kërkon votën e qytetarëve nën moton ‘Shteti Shtet”.
Ndaj këtij slogani ka reaguar profesori Blerim Latifi. Sipas Latifit “shteti shtet” është fjali e cila nuk thotë asgjë.
“Sllogani i LDK-së: Shteti shtet. Për pak me bo shteti n’shtet. Ku po i gjajnë more këto mendje kaq kreative? “Shteti shtet” nuk thotë asgjë. Siç nuk thotë, ta zëmë, rrethi rreth, njeriu njeri, katrori katror. Logjika këto i quan tautologji, fjali të zbrazta, fjali që duke synuar të thonë gjithçka, në fakt nuk thonë asgjë.”, shkroi Latifi në Facebook.
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...